INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dha 8 mijë euro që t’ia ruajë, Kejvina Kthella denoncon shoqen për zhdukjen e parave

I dha 8 mijë euro që t’ia ruajë, Kejvina Kthella denoncon shoqen për zhdukjen e parave

Publikuar më: 11:36 14-05-2026

Kejvina Kthella është bërë pjesë e një çështjeje penale pas një kallëzimi për mashtrim financiar ndaj shoqes së saj.

Sipas dosjes hetimore, shtetasja Anela Osmani nga Gramshi është proceduar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”, pasi dyshohet se i ka marrë në mirëbesim shumën prej 8 mijë eurosh modeles.

Gazetari Elton Qyno raporton se rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të majit 2026, ndërsa më 7 maj materiali hetimor i është përcjellë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të hetuarën.

Sipas kallëzimit, Kthella ia kishte lënë shumën shoqes së saj për ruajtje, pasi do të largohej përkohësisht nga banesa në Tiranë. Fillimisht, e dyshuara ka pretenduar se paratë ishin vendosur në kasafortë, më pas se ishin depozituar në bankë, duke dhënë versione të ndryshme për fatin e tyre.

Pas verifikimeve dhe kallëzimit të bërë në polici, çështja ka përfunduar në gjykatë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Anela Osmanin, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984