INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I dënuar dhe i dëbuar nga Italia”/ Pas dokumenteve të PD-së reagon Valdrin Pjetri:

“I dënuar dhe i dëbuar nga Italia”/ Pas dokumenteve të PD-së reagon Valdrin Pjetri:

Publikuar më: 14:38 13-08-2019

Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri ka reaguar pas dokumenteve që publikoi PD-ja, ku tregohet se ka qenë dënuar në Itali në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Pjetri mohon vërtetësinë e dokumentit të kuesturës së Firences. Ai thotë se e vërteta e vetme është certifikata që ai publikoi pak ditë më parë.

Megjithatë në një postim në rrjetin social facebook Pjetri shprehet se pret me padurim vendimin përfundimtar për procesin e verifikimit të figurës që po bëhet nga prokuroria.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”, shkruan Pjetri.

PD publikoi disa, që sipas tyre tregojnë se kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për drogë.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109