INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bllokuan fondet e Bashkisë Shkodër,Voltana Ademi letër publike Ministrisë së Financave [FOTO]

I bllokuan fondet e Bashkisë Shkodër,Voltana Ademi letër publike Ministrisë së Financave [FOTO]

Publikuar më: 20:20 20-08-2019

Voltana Ademi i ka dërguar sot Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë një letër ku ngre pretendimin që kjo e fundit ka bllokuar buxhetin e Bashkisë së Shkodrës.

Në arsyetimin e saj Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, thekson se Ademit i ka mbaruar mandati këtë të martë, në orën 16:30.

Ndërkohë duket se Ademi është kundër një vendimi të tillë dhe kërkon tërheqjen e këtij qëndrimi.

‘Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në historinë e administrimit të verëqeverisjes vendore. Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë Shkodër. Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër. Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë Shkodër, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre’, shkruan Ademi.

Kryebashkiakja aktuale e Shkodrës ka kërkuar një zhbllokim të kësaj situatë për qeverisjen vendore në Shqipëri, gjë që sipas saj është e paprecedentë.

letra.jpg

 

letra2.jpg

letra3.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0022580623626709