INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ati i Selin ia quajti mikun 'zhigolo', Landi mbron publikisht Mirin: Ai nuk i ka bërë keq askujt...

I ati i Selin ia quajti mikun 'zhigolo', Landi mbron publikisht Mirin: Ai nuk i ka bërë keq askujt...

Publikuar më: 11:34 09-01-2026

Ditën e djeshme, babai i Selin ka bërë disa deklarata të ashpra kundrejt Mirit, të cilat kanë ngjallur reagime dhe debate të shumta në rrjetet sociale mes fansave. Pas këtyre deklaratave, një reagim publik ka ardhur edhe nga miku i Mirit, Landi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka zgjedhur t’i dalë hapur në mbrojtje shokun.

Në postimin e tij në Instagram, Landi shprehet se sulmet ndaj mikut të tij janë të padrejta dhe të ekzagjeruara, duke theksuar se imazhi që po krijohet për të në rrjet nuk përputhet me realitetin.

Sipas Landit, Miri po “kryqëzohet” publikisht për disa momente të izoluara, të interpretuara në mënyrë sipërfaqësore dhe të hiperbolizuara nga opinioni online.

Gjithashtu, Landi nënvizon se familja e Mirit, bashkëshortja, vajza dhe prindërit, duhet të qëndrojnë jashtë çdo sulmi apo akuze publike, duke theksuar se ata nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krijuar. Landi gjithashtu kujton se si pjesë e botës së shoëbiz-it prej më shumë se 27 vitesh, situata të tilla janë përballuar edhe më parë, duke qenë të vetëdijshëm se media dhe opinioni publik shpesh e ekzagjerojnë realitetin.

“Si pjesë e shoëbiz prej 27+ vitesh edhe pse jo publikisht, situata të tilla i kemi kaluar shpesh e madje edhe më keq dhe e dimë fare mirë që një televizion, radio, media, spektakël, opinionistë, juri etj., pra si një nga një, ashtu edhe të gjithë e kanë mundësinë ta ekzagjerojnë një situatë e po ashtu edhe individë të paktë që me anë mesazhesh, thjesht sepse munden, shkruajnë si dëshirojnë. Këtë fakt e kemi të qartë dhe të ditur,” thekson Landi në postim.

Article Logic
Execution time: 0.0023400783538818