INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hyseni “demaskoi” Alvisën në Përputhen, Bashkimi ka një mesazh të fortë për të dhënë: Nuk je…

Hyseni “demaskoi” Alvisën në Përputhen, Bashkimi ka një mesazh të fortë për të dhënë: Nuk je…

Publikuar më: 16:35 07-11-2021

Mbrëmja e djeshme në “Për’puthen Prime” ndodhën shumë situata të papritura që kanë shkaktuar debate të forta në rrjet. Hyseni në një lidhje me Skype tha se ai dhe Alvisa janë ribashkuar pas hyrjes së tij në emision dhe se Alvisën e ka takuar në Vlorë, së bashku me familjarët e saj, gjëra të cilat u mohuan nga Alvisa. Kjo e fundit ka mohuar raportin mes tyre dhe tha se Hyseni ka qenë i dhunshëm me të dhe i ka bërë presion me qëllimin e vetëm të largohet nga programi.

Alvisa tha se do të largohet nga emisioni. Megjithatë, produksioni ende nuk ka vendosur lidhur me qëndrimin e saj në program.

Ndërkohë, edhe Bashkimi është përfshirë në këtë situatë pasi ka zhvilluar disa takime së fundmi me Alvisën dhe kanë qenë gati të deklarohen për njëri-tjetrin. Pas emisionit ai ka dhënë një mesazh përkrahës për Alvisën. Teksa ka shpërndarë një foto nga kërcimi i tyre në Instastory ai shkruan: “Çfarëdo që të ndodh nuk je vetëm. Në fund vetëm drejtësia fiton”.

StorySaver.Org-bashkimsaitii_253414085_126859243062183_13577269136766479_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003305196762085