Ndonëse ishin dy nga konkurrentët më të preferuar, Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen”! Shkelja e rregullave, pas një takimi në fshehtësi, ka bërë që ata të përjashtohen. Por a e kanë vazhduar njohjen pas “Për’puthen”? Në një intervistë për Prive, Edi e ka mohuar, madje ai tha se do të zhvendosej në Zvicër për karrierën e boksit.
Por, ndërkohë ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, madje postonë shpesh foto nga koha kur ishin në program.
Së fundmi, Edi ka zhvilluar një “ask” me ndjekësit, dhe krahas pyetjeve të tjera, Ada e ka pyetur nëse e ka marrë malli për të. “Qysh jo”, i është përgjigjur konkurrenti.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Ada ka bërë një sqarim për ndjekësit, ku ka shkruar se mes tyre në program kishte diçka shumë reale, dhe se kanë vepruar ashtu siç ata e kishin ndjerë. Këtë postim, e ka rihedhur Edi në profilin e tij, duke i bërë tag e duke shkruar krahas, “Mbretëresha ime”.
Epo, nuk na ndodh shpesh të dëgjojmë shokë të thërrasin shoqet kështu, as që i merr malli për kaq pak ditë, megjithatë nuk e dimë si qëndron e vërteta mes tyre, pasi janë vetë ata që sa vjen edhe i konfuzojnë ndjekësit me postimet e tyre…










10 Dec 2025 





