INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbja e Ergit: Poezia e babait një ditë para vdekjes së tij, të lë pa fjalë!

Humbja e Ergit: Poezia e babait një ditë para vdekjes së tij, të lë pa fjalë!

Publikuar më: 13:01 22-11-2016

Humbja e Ergit ishte traumë për të gjithë. Një 22 vjeçar që humb jetën në momentin më të mirë të jetës. Ai madje do të merrte pjesë edhe në "X Factor UK" ku do ta pwrfaqësonte denjësisht vendin e tij. Lajmin e hidhur e dha edhe babai i Ergit, Dashamiri  por ajo që të  lë pa fjalë është edhe poezia  që ai shkroi vetëm një ditë para se të ndodhte fatkeqësia. Zemra e babait e ndjeu këtë.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali jone

Ergi Dini. Varrimi bëhet ne ora 15.30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruan

Dashamiri i cili vetëm një ditë më parë kishte shkruar këtë poezi:

ÇAST I KEQ

Vdekja

më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja

prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trendafilat prej gjaku

të urrejtjes,

do thahen

në parvazin e horizontit.

Unë pres

i veshur

me smokingun e zi te muzgut,

të takoj ditën tjetër..

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877