INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi jetën në burgun e Korçës, Avokati Popullit zbardh vdekjen e Enea Ftoit

Humbi jetën në burgun e Korçës, Avokati Popullit zbardh vdekjen e Enea Ftoit

Publikuar më: 11:43 25-10-2018

Avokati i popullit ka dhënë rezultatet e hetimit që është bërë lidhur me shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit rom Enea Ftoi në dhomat e paraburgimit të Korçës.

Sipas Avokatit të Popullit, Ftoi nuk ka vdekur nga dhuna e policisë siç u pretendua nga familjarët e tij, por nga sëmundja e mushkërive dhe përdorimi i lëndëve narkotike.

Në raportin e AP thuhet:

Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë fizike. Janë respektuar të drejtat ligjore gjatë veprimeve të kryera nga Policia lidhur me orën e arrestimit, sigurimin e mbrojtësit, njohja me të drejtat etj.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton që shkaku i vdekjes së 27- vjeçarit ka qënë ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit, sëmundje kronike të mushkërive dhe prezencë të produkteve narkotike.

Sipas hetimit të bërë nga Avokati i Popullit rezulton se në ambientin e dhomave të sigurisë të Komisariatit të Korçës, sistemi për kontrollin, monitorimin dhe regjistrimin me anë të pajisjeve audio vizive, të veprimeve të punonjësve të policisë, që kryejnë me të arrestuarit/ndaluarit, marrjen në pyetje nga përfaqësuesit e organit të akuzës, nuk funksionojnë prej disa muajsh.

Gjithashtu, në dhomën e marrjes në pyetje të të arrestuarve, nuk janë instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet në ligje dhe rregulloret përkatëse. Megjithëse ligji parashikon që kontrolli mjekësor i të arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmësmjeku i Komisariatit, në Komisariatin e Korçës, këtë detyrë e kryente një infermier,që sipas vlerësimit të Avokatit të Popullit, nuk ka aftësinë profesionale të konstatimit apo trajtimit të problemeve shëndetësore të të ndaluarve. Avokati i Popullit, referuar rastit të Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorisë së Policisë së Korçës, instalimin e sistemit të monitorimit në dhomat e sigurimit dhe në ambientet e tjera të Komisariatit ku kryhet marrja në pyetje e të ndaluarve. Si dhe plotësimin e organikës së drejtorisë me mjek me kohë të plotë pune.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828