INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hugh Jackman dhe Deborra, kur dashuria nuk njeh moshë

Hugh Jackman dhe Deborra, kur dashuria nuk njeh moshë

Publikuar më: 13:31 12-04-2016

Çifti Hugh Jackman dhe Deborra - Lee Furness kanë martesën më  jetëgjatë  dhe më të qëndrueshme në historinë e çifteve të Holliwood-it.

Dyshja, të cilët janë prindër të 15 vjeçarit Oscar  dhe 10 vjecares Ava, u lidhën me 11 prill të vitit 1996 në Melburn të Australise pasi u takuan në një emision televiziv atje.

Ata janë vendosur në St Barth për të festuar përvjetorin e tyre të 20-të të martesës. Hugh Jackman 47 vjeç dhe Deborra Lee Furness 60 vjeç  vazhdojnë të jenë po aq të dashuruar sa të dielën e vitit 1996,  kur  i bënë premtimin për dashuri  njëri-tjetrit, teksa ishin të zhytur në ujërat e ishullit Tropikal.

Duket se çifti ka dashur të rikujtojë kohërat e vjetra, duke shkuar përsëri pranë ujit. Të dy kanë qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin shoqëruar gjatë gjithë kohës me të qeshura. Deborra ishte në humor të mirë dhe nuk rezistonte dot pa e shprehur lumturinë  duke hedhur duart në ajër dhe duke u dëfryer me bashkëshortin Hugh. Ndërsa ky i fundit dallohej teksa i hidhte vështrime të gjata prej të dashuruari gruas së tij.

Çifti ka shëtitur gjatë krah njëri-tjetrit . Ylli i Hollowod-it ka qenë kohët e fundit në promovimin e filmit të tij më të fundit “Eddie the Eagle”.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547