INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë po fsheh Samanta?

Kë po fsheh Samanta?

Publikuar më: 13:08 12-04-2016

Samanta tashmë është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në showbizz.

Publikun që e bëri për vete me atë ëmbëlsinë e saj, vazhdon ta ketë ende  besnik edhe pas shndërrimit në femër fatale. Që këngëtarja filloi të ishte gjithnjë e më tepër  e rezervuar për jetën e saj private, këtë e kishim kuptuar. Por tani, 26 vjeçarja  ka filluar të tregohet po aq e rezervuar edhe përsa i përket jetës artistike si në këtë foto të shkrepur në një studio regjistrimi. Këtu lind pyetja se pse e ka mbuluar këngëtarja e hitit “ Ti s’e din se”, fytyrën e bashkëpunëtorit  të radhës me kokën e një zogu? Mos ndoshta ky i fundit simbolizon edhe titullin e këngës më të re të këngëtares?!

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215