INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

HP krijon një kompjuter xhepi

Publikuar më: 18:03 23-02-2016

HP zbuloi gjatë Kongresit Botëror të Telefonave një telefon inteligjent Windows 10 që kryen të gjitha funksionet e një kompjuteri. Pajisja, e quajtur Elite x3, ofron disa specifika të cilësisë së lartë, si procesori Snapdragon 820 SoC dhe 4GB RAM.

HP Elite x3 ka 64GB hapësirë të brendshme (e cila mund të zgjerohet deri në 2TB nëpërmjet kartës microSD) dhe përmban një bateri me kapacitet 4,150mAh, e cila mund të karikohet me internet me valë. Telefoni përdor gjithashtu verifikimet biometrike, si skaneri për sy në anën ballore dhe ai për gjurmët e gishtave në anën e pasme.

Telefoni Elite x3 cilësohet si ‘kompjuter xhepi’ pasi ofron mbështetje për veçorinë Windows 10  Continuum, e cila e lidh telefonin me Microsoft Display Dock nëpërmjet një USB-je të tipit C, dhe ndërfaqja shfaqet si Windows 10 për kompjuter.

Bashkë me telefonin do të vijnë edhe dy aksesorë të tjerë. Njëri aksesor është “Desk Dock”, i cili përfshin një DisplayPort, dy porta USB-je të tipit C, si dhe një portë me tel Ethernet. Aksesori tjetër shumë i rëndësishëm është “Mobile Extender”, i cili është si një laptop pa procesor, RAM dhe memorie. Thjesht ofron një ekran 12.5 inç, një tastierë, tre porta USB-C dhe një portë micro HDMI.

Article Logic
Execution time: 0.0032210350036621