INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën Mark Frroku, vjen Muslia

Ikën Mark Frroku, vjen Muslia

Publikuar më: 15:40 04-01-2016

Pas dorëheqjes së Mark Frrokut, Partia Kristian Demokrate ka zgjedhur kryetarin e ri, Avokatin Dhimitër Muslia. Vendimi u mor nga këshilli kombëtar i kësaj partie, ndërsa Muslia do të drejtojë këtë parti deri në zhvillimin e kongresit të radhës. Vendimi është bërë publik nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Në njoftimin për mediat të kësaj partie thuhet se pasi këshilli miratoi me unanimitet dorëheqjen e ish- deputetit dhe kryetarit të mëparshëm Mark Frroku, në bazë të statutit të partisë u vendos që këtë detyre Muslia do ta mbajë deri në zhvillimin e kongresit të radhës.

Po ashtu ky Këshill vendosi që deputetja më e re e parlamentit, e cila zëvendëosj Mark Frrokun pas dorëhqjes, Mirela Ferracaku do të mbajë postine sekretarës së përgjithëshme të kësaj force politike.

Ndërkohë Mark Frroku vijon të jetë në gjendje arresti për akuza të ngritura nga Belgjika ndaj tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658