INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në Durrës, gjendet një trup pa kokë tek “Currilat”, dyshimet e para...

Horror në Durrës, gjendet një trup pa kokë tek “Currilat”, dyshimet e para...

Publikuar më: 16:52 07-03-2019

Një person është gjetur i vdekur në qytetin e Durrësit. Mirëpo, ajo që e bën edhe me horror këtë ngjarje është fakti se trupi i gjetur nuk e kishte kokën.

Dyshohet se kufoma i përket një endacaku i cili është rrëzuar nga kodrat e Currilave dhe ka gjetur vdekjen. Pranë kufomës është gjetur një thes me kanaçe.

Trupi është gjetur nga kalimtarët dhe dyshohet se ka rreth pesë ose gjashtë muaj që ka humbur jetën.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe mbi të nuk ka shenja dhune .

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057