INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AH1N1 “godet” edhe në Durrës, situata në vend…

AH1N1 “godet” edhe në Durrës, situata në vend…

Publikuar më: 14:29 09-02-2019

Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar të paktën 4 viktima të prekur nga virusi AH1N1. Një tjetër rast i rëndë tashmë raportohet edhe nga qyteti i Durrësit.

Një person rreth të 60 është shtruar në spitalin e qytetit bregdetar me probleme në rruget e frymëmarrjes, e më pas, mjekët në repartin infektiv kanë konstatuar një rast gripi të rëndë.

Dyshohet se pacienti është infektuar me virusin AH1N1, por analizat jane dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për një përgjigje zyrtare.

Në spitalin e Durrësit gjate ditëve të fundit janë paraqitur 8 persona me raste gripi të rëndë, të cilët po mbahen në mbikqyrje.

Sa i përket situatët së vend: Në Vlorë pak ditë më parë u raportua se ishin tetë persona të prekur me AH1N1, njëri prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë që në Tiranë në javën e fundit kanë ndërruar jetë katër persona, dy nga Elbasani, një nga Gramshi dhe një nga Lushnja

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626