INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot: Një ditë e mbushur me para për këtë shenjë…

Horoskopi sot: Një ditë e mbushur me para për këtë shenjë…

Publikuar më: 09:46 27-09-2017

Horoskopoi sot.

Dashi – Nuk është dita më e mirë për t’u marë me gjëra që kërkojnë aktivitet fizik. Do t’ju mungojnë energjitë dhe dëshira për të bërë qoftë edhe punën më të lehtë. Mos merrni iniciativa dhe përmbajuni detyrave të thjeshta.

Demi – Mëngjesi do të jetë disi konfuz dhe të tjerët do ta kenë të vështirë që t’ju kuptojnë. Kthjelloni më parë idetë që keni. Nëse keni ndërmend që të suprizoni dikë më mirë hiqni dorë. 

Binjakët – Ndonëse do të ndiheni në formë shumë të mirë, nuk do të jeni shumë frytdhënës sot. Bëni mirë të mos i shtyni më shumë seç duhet disa çështje të rëndësishme, pasi mund ta gjeni veten në një debat të ashpër.

Gaforrja – Do të merrni një sasi të mirë parash nga një person i familjes dhe kjo do të jetë shtysë për të bërë plane. Mos merrni vendime të nxituara, pasi rrezikoni të bëni gabime. Dëgjoni mendimin e të tjerëve.

Luani – Gjatë mëngjesit do të hasni vështirësi në punë pasi do t’ju mungojë fokusi. Injoroni çdolloj thashethemi që bëhet për ju pasi mund të përfundoni duke u përfshirë në zënka. Pasditja do të jetë më e qetë.

Virgjëresha – Humori këtë mëngjes nuk do të jetë më i miri dhe do të jeni disi konfuzë. Mos merrni përsipër rreziqe pasi shanset për të qenë të suksesshëm janë të pakta. Jepini vetes pak kohë dhe përpiquni të relaksoheni.

Peshorja – Keni plane të mëdha sidomos në aspektin financiar, megjithatë deri më tani nuk keni asnjë shenjë inkurajuese. Tregohuni të duruar dhe menaxhojeni kohën në mënyrë më efiçente. Vëmendja ndaj detajeve është çelësi i suksesit.

Akrepi – Është koha e duhur për të bërë plane për të ardhmen dhe për të treguar aftësitë tuaja në shoqëri. Aftësia që keni për të qenë të ndjeshëm do t’ju bëjnë një partner tepër të këndshëm për njeriun e zemrës. Evitoni vendimet e nxituara.

Shigjetari – Shtyni çdo plan që kishit për të bërë pazar apo investime. Rrezikoni që sot të merrni vendime të gabuara. Nga ana tjetër jeta sentimentale duket se shkon shumë mirë, këshilla e vetme është që t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit.

Bricjapi – Mos merrni përsipër përgjegjësi pasi ka pak gjasa që sot të jeni të suksesshëm. Fatmirësisht do të merni mbështetje nga ata që nuk e prisnit. Gjatë pasdites miqtë do të bëjnë që të harroni shqetësimet e ditës.

Ujori – Mëngjesi do të jetë konfuz e do të keni proleme në komunikimin me të tjerët. Sot nuk mund të mbështeteni tek intuita ndaj mos rrezikoni. Bëni mirë të mos e lini veten pas dore pasi keni nevojë për pushim.

Peshqit – Evitoni planet për të ardhmen, sot nuk është dita e duhur. Nga ana tjetër, jeta sentimentale shkon për mrekulli dhe do të ndiheni më të përmbushur se kurrë. Sa i përket punës, merrini gjërat shtruar dhe me qetësi për të evituar gabime.80

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051