INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike! Në këtë shtet, për herë të parë femrat do mund të ngasin makinat

Historike! Në këtë shtet, për herë të parë femrat do mund të ngasin makinat

Publikuar më: 22:59 26-09-2017

Mbreti i Arabisë Sauditë ka nxjerrë një dekret që lejon gratë të ngasin makinat, sipas “Independent”.

Urdhi është lëshuar nga mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, i cili me këtë dekret përmbysi një politikë të gjatë shtypëse, pasi Arabia Saudite ishte vendi i vetëm në botë ku femrat nuk lejohen të ngasin makinat.

Kjo ngjarje historike për Arabinë është njoftuar në mediat vendase dhe gjithashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, me dekretin mbretëror që mandatonte krijimin e një organi ministror për të dhënë këshilla mbi praktikat e dekretit brenda 30 ditëve dhe zbatimin e plotë të rendit deri në qershor 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0023858547210693