INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 10:32 19-11-2019

Lexoni Horoskopin e astrologut italian, Paolo Fox për ditën e martë, 19 nëntor 2019:

DASHI

Ju keni jetuar disa javë mjaft të ndërlikuara, si në dashuri ashtu edhe në punë, gjërat nuk kanë shkuar mirë. Këto ditë, megjithatë, do të ketë një përmirësim të dukshëm, veçanërisht në lidhje me projektet tuaja. Këta të fundit, më në fund do të fillojnë të marrin formë.

DEMI

Ju keni qenë mjaft të stresuar kohët e fundit, dhe kjo bën që të jeni pak nervozë me të tjerët, sidomos me ata që keni më afër. Ka ardhur koha për t’u çlodhur dhe për të bërë një pushim nga gjithçka tjetër.

BINJAKET

Eshtë një kohë e çuditshme për ju, ka disa momente që nuk shkojnë fare mirë, por edhe shumë raste pozitive. Kujdes me dashurinë: nëse jeni beqarë, mund të ketë disa takime të reja interesante, ndërsa nëse jeni në një lidhje është koha e duhur për ta konsoliduar atë.

GAFORRJA

Jeni shumë të lodhur, angazhimet tuaja gjatë javëve të fundit ju kanë lodhur sa s’ka ku të vejë më. Shijoni pak relaks dhe përpiquni të shtyni gjithçka për një kohë të mëvonë, pasi tani ju duhet të qetësoheni për veten tuaj.

LUANI

Sipas Paolo Fox, kjo është një kohë e mirë për ju: gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, dhe mbi të gjitha në dashuri mund të merrni disa kënaqësi të mëdha. Mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja sepse përgjigja që do të merrni do të jetë ajo që imagjinoni.

VIRGJERESHA

Projektet tuaja të punës kanë filluar të marrin formë, më në fund ndiheni më të kënaqur me veten tuaj dhe me gjërat që po mundni të realizoni gjatë këtyre kohëve. Pas hsumë muajve lodhje dhe përpjekje, ka ardhur tashmë koha që ju të korrni frytet e punës suaj të shumë muajve.

PESHORJA

Në dashuri, gjërat nuk shkojnë aspak mirë: ka tensione të çiftit, dhe me partnerin tuaj nuk jeni aq të sigurt për vazhdimin e marrëdhënies. Kini kujdes me ato gjëra që thoni, reflektoni mirë në zgjedhjet tuaja.

AKREPI

Periudhë ndryshimi për ju: ka ndryshime të rëndësishme në punë, detyra juaj mund të ndryshojë këto ditë. Eshtë koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme për jetën tuaj dhe marrëdhëniet.

SHIGJETARI

Ky muaj solli një sasi të mirë ajri të pastër në dashuri: gjërat janë shumë më mirë se më parë, dhe mbi të gjitha ata që janë beqarë mund të kenë mundësi të ndryshme për të bërë njohje të reja dhe për të rizbuluar ndjenjat.

BRICJAPI

Ju keni përjetuar javë shumë të ndërlikuara, por tani është koha për një ndryshim. Në sferën sentimentale do të ketë kthesa të papritura, ndërsa në punë do të duhet të prisni deri në fund të muajit për të reja interesante dhe shpërblyese.

UJORI

Jeni shumë të lodhur, angazhimet janë të shumta dhe shpesh ju bëjnë që të jeni sipërfaqësorë në një kontekst sentimental. Kini kujdes që të mos e lini pas dore marrëdhënien tuaj, kushtojini më shumë kohë gjysmës suaj tjetër.

PESHQIT

Ka probleme të vogla në horizont: në punë mund të keni debate të cilat më e mira do të ishte që t’i shmangnit. Mos u shqetësoni, situata do të jetë e rregulluar brenda disa ditësh. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713