INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE si do jetë kjo ditë për 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:28 23-10-2019

DASHI

Ditë rikuperimi, në të cilën ju mund të gjeni kënaqësi të madhe në krahasim me situatat e së kaluarës. Nëse ka situata të jashtëzakonshme, sqarojini ato deri të Premten, do të keni më shumë shanse që do të funksionojnë mirë për ju.

DEMI

Kjo është gjithashtu një ditë në rënie, ku ju mund të keni pengesa, apo të shihni të ngadalësohen projektet tuaja. Shtyni çdo lloj bisede me dikë ditët e ardhshme, veçanërisht nëse mendoni se është armiku juaj. E enjtja dhe e premtja janë dy ditët më të mira, më mirë të përfitoni nga ato dy ditë për të folur, sot lërini gjërat të ndodhin.

BINJAKET

Një ditë e mirë për të sqaruar, por edhe zgjidhur dyshimet në lidhje me jetën tuaj private dhe punën. Pra, nëse keni nevojë të flisni, bëjeni, edhe pse duhet të përpiqeni të zgjidhni fjalët e duhura. Mundohuni të mos bëni shumë përpjekje fizike dhe mos u lodhni.

GAFORRJA

Një ditë pozitive për të zhvilluar projekte që kanë të bëjnë me të ardhmen. Thjesht përpiquni të shmangni debatet dhe të mos shkaktoni provokime, duhet t’i kushtoni vëmendje shenjave të Dashit dhe Bricjapit, ato mund t’ju sjellin probleme.

LUANI

Sot ndiheni mirë, më të fortë. Hëna ju sjell këtë energji, e cila ka një tranzit të këndshëm në shenjën tuaj. Sidoqoftë duhet të përpiqeni ta kontrollonii dhe shfaqni me doza, sepse përndryshe rrezikoni të ngatërroheni me shumë gjëra për të bërë dhe t’u nënshtroheni shumë presioneve. Mundohuni të jeni të kujdesshëm në dashuri.

VIRGJERESHA

Një ditë pozitive për marrëdhëniet ndërnjerëzore, takimet, ndjenjat, falë Hënës që do të hyjë në shenjën tuaj. Ju mund të keni vetëm disa probleme ligjore: përpiquni të mbështeteni tek një ekspert.

PESHORJA

Jo shumë pozitive kjo ditë për shkak të Saturnit disonant, i cili mund të bëjë që të keni mosmarrëveshje dhe të prishni marrëdhënie ndërnjerëzore, si në vendin e punës ashtu edhe në sferën personale. Mundohuni t’i lini gjërat të ndodhin, t’i shtyni dhe të tregoheni të kujdesshëm, veçanërisht në çështjet ekonomike.

AKREPI

Një ditë pozitive për dashurinë, e cila mund të ketë një lustër të re. Ndjenjat në përgjithësi rivlerësohen, emocionet rizbulohen. Nëse ka pasur mosmarrëveshje ato mund të shërohen. Eshtë koha që ta shikoni të ardhmen me optimizëm.

SHIGJETARI

Provoni të hidhni pas shpine trishtimin që po ju shoqëron kohët e fundit, mbase për shkak të stilit të jetës që po bëni. Për fat të mirë, Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të jetoni më lehtë dhe të shikoni përpara me një optimizëm më të madh.

BRICJAPI

Ju duhet të përpiqeni të jeni të kujdesshëm në shpenzimet e tepruara, përpiquni t’i mbani nën kontroll ato. Këto ditë mund të jeni shumë të ndjeshëm në një nivel sentimental: do t’ju duhet më shumë mbrojtje.

UJORI

Një ditë pozitive, ka filluar një periudhë rikuperimi që do të vazhdojë gjatë gjithë vitit të ardhshëm, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për ju. Natyrisht jo gjithmonë do të keni trëndafila dhe lule, por ju patjetër do të arrini sukses, nëse keni angazhimin e duhur.

PESHQIT

Nëse vuani nga nostalgjia për një marrëdhënie dashurie që tani ka mbaruar, këshilla është që të harroni të kaluarën. Edhe nëse duket e vështirë, duhet të shikoni përpara. Dashuria, nga ana tjetër, po rritet për ata që janë në çifte: mund të bëhen projekte të rëndësishme. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066