INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 11:30 11-09-2021

Dashi
Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i përdorni në mënyrën e duhur? Planetet ju këshillojnë se duhet t’i përdorni më mirë aftësitë tuaja, si për vete ashtu edhe për të ndihmuar të tjerët.

Demi
Nuk mashtroheni kur ju duhet një marrëveshje, por këtë të shtunë 9/11, do të jepni falas diçka për të cilën normalisht do të kërkonit pagesë. Në rregull, por mos u tregoni shumë bujar.
Binjakët
Mund të keni prova se një partner, apo person i afërt ka bërë diçka gabim, por mos u tregoni i paduruar të konfrontoheni. Mund të mos jetë çështje e madhe për ju, por mund të jetë fyese për të.
Gaforrja
Përpiqu të mos u japësh shumë rëndësi gjërave materialeve. Ju e dini sa emocional bëheni herë pas here, kështu që mos lejoni ndjenjat t’ju udhëheqin në jetë.
Luani
Mund të ndiheni si një pjesë e vogël në një makinë të madhe, por ky moment do të kalojë në muajin që dielli do të lëvizë në favor të shenjës suaj. Bëni më të mirën në atë që ju kërkohet.
Virgjëresha
Mund t’ju zhgënjejë shumë fakti që një person të cilit i keni besuar ju ka braktisur, por është më mirë që natyrën e tyre ta zbuloni tani se më vonë kur do të jeni më vulnerabel. Më mirë pak shokë dhe të mirë.
Peshorja

Sa më shumë që dikush gjen mënyra për t’ju zemëruar, aq më shumë duhet t’i injoroni. Veproni sikur nuk ua ndjen për asgjë ata thonë e kështu ju do t’i zemëroni ata.
Akrepi
Jini të kujdesshëm me ata që thonë gjëra të këndshme për ju. Gjasat janë që po ju fryjnë para se t’ju rrëzojnë sërish. Keni vetëbesimin e nevojshëm për t’ia dalë.
Shigjetari
Mund të jetë e vërtetë se një koleg në punë, apo edhe vetë punëdhënësi juaj po ju bën të kaloni një kohë të vështirë, por nuk është mirë ta zmadhoni si çështje. Do gjeni hapësira për hakmarrje sapo hëna të bëhet e plotë në fund të javës.
Bricjapi
Nuk keni pse jeni tepër i sjellshëm nesër, pasi njerëzit me të cilët keni të bëni nuk do ta marrin mesazhin e tërthortë. Nganjëherë duhet të jeni më i vrazhdë, që punët të bëhen.
Ujori
Mund të mos argëtoheni me truket dhe shakatë e dikujt, por përpiquni të mos e jepni veten. Sipas planetëve, po bëjnë një spektakël të tillë pasi duan të heqin vëmendjen nga ju për ta marrë për vete atë vëmendje që të tjerët kanë ndaj jush. Nuk keni pse luani lojën e tyre.
Peshqit
Mos e teproni me faturat, ose në të kundërt do të hasni vështirësi në shlyerjen e tyre. Mund të jeni pak shpërdorues me burimet që keni dhe nëse nuk bëni pak kujdes, problemet tuaja financiare vetëm do të përkeqësohen.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102