INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:30 12-04-2021

Dashi-E keni të nevojshme që të dilni nga rutina, por parteri po kalon një moment delikat dhe ka shumë nevojë për ju. Ruani shëndetin e sidomos shmangni alkoolin e duhanin. Në punë duhet të jeni më bashkëpunues.

Demi-Këto ditë duket se në mendje nuk keni asgjë tjetër përveçse romancës. Gjithçka vërtitet rreth saj dhe partneri ka pushtuar mendimet tuaja. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, fundja të biesh në dashuri është krejt njerëzore dhe padyshim një ndjenjë tepër e bukur.

Binjakët-Sot do të jetë një nga ditët më të mira të jetës suaj. Do të shkëmbeni pafund momente romantike dhe fjalë dashurie me partnerin. E ardhmja juaj duket e ndritshme dhe do të jeni shumë entuziast dhe plot plane. Një udhëtim mund të vijë së shpejti.

Gaforrja-Ka ardhur koha për t’u përfshirë në një projekt nga i cili keni muaj që jeni tërhequr. Lëreni veten të lirshëm dhe mos lejoni të tjerët që t’ju pengojnë për të arritur suksesin. Tregohuni të guximshëm.

Luani-Do të pyesni veten për të kuptuar më shumë ndjenjat që keni për partnerin. Jeni afeksionuar pas dikujt tjetër. Por kjo është thjeshtë një dëshirë e momentit. Duhet të qëndroni me partnerin.

Virgjëresha-Nëse jeni beqarë, kështu do të jeni edhe për pak kohësh. Ata që janë çift kanë probleme me xhelozinë, e cila nuk i lë në paqe: jini me pak krenarë dhe persona të thjeshtë. Bëni një vizitë tek mjeku, për të hequr merakun e problemeve të ditëve të fundit.

Peshorja-Për të zgjidhur probleme të së tashmes është e nevojshme të rikujtosh mësime nga shkuara. Çdo eksperiencë është e vlefshme sado e vogël. Ajo që do të mësoni sot, do t’ju japë mundësinë për të kuptuar më mirë veten dhe për t’u çliruar nga trauma të së shkuarës.

Akrepi-Nëse keni të plan të zhvendoseni drejt njerëzve tuaj të afërm ky është momenti për të marrë një vendim. Peshojini gjërat mirë në mënyrë që më pas të mos bëheni pishman.

Shigjetari-Nëse një mik apo familjar përpiqet që t’ju shkëpusë nga një çështje e caktuar, ndoshta nuk do të ishte ide e keqe ta dëgjonit se çfarë kanë për të thënë. Mund të vendosni të vijoni pavarësisht mendimit të tyre, por të paktën do të dini se çfarë ju pret.

Bricjapi-Nuk duhet të lini askënd që t’ju bëjë të ndiheni keq. Nëse lëndoheni nga dashuria, kjo do të thotë që ai/ajo nuk ka qenë për ju. Është koha për të lëvizur përpara. Nuk keni detyrimin për të qëndruar vetëm me një person.

Ujori-Planet tuaja për të udhëtuar në vendet e ngrohta mund të marrin jetë sot. Mjafton që të zgjidhni destinacionin që doni të fluturoni dhe çdo gjë do të shkojë sipas programit. Miqtë tuaj do të gëzohen pafund që ju e vendosët dhe jeni gati për të marrë këtë aventurë të bukur.

Peshqit-Cili është pasioni më i madh që keni? Pasi t’i jepni përgjigje kësaj pyetje, duhet të fokusoheni vetëm tek ai. Keni çdo të drejtë dhe arsye për të besuar se ëndrrat mund të bëhen realitet.

Article Logic
Execution time: 0.0022730827331543