INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historitë e dashurisë që lindën në ekran

Historitë e dashurisë që lindën në ekran

Publikuar më: 17:36 07-01-2016

Romancat në filma shpeshherë duken sikur ekzistojnë vetëm në ekran.

Kur mbaron filmi dhe dalin titrat aty i vjen fundi dhe fantazisë sonë për të pasur një marrëdhënie perfekte. E megjithatë, ka gjithmonë përjashtime. Në fakt, ka nga ata që e kthejnë një histori të trilluar në diçka të vërtetë dhe ndonjëherë e kthejnë atë në një film tjetër. Duke marrë parasysh thënien e famshme të Sigmund Froid: “E vetmja gjë që ka rëndësi në jetë është dashura dhe puna”, i cili me siguri nuk ishte bazuar tek çiftet e Hollywood-it, por kjo shprehje iu përshtatet pa masë këtyre të fundit.

Ndërkohë që shumë lidhje të yjeve të Hollywood-it  kanë pasur një fund të trishtë, ka nga ata të cilët  lidhjen e tyre kanë arritur ta mbajnë të gjallë brenda dhe jashtë ekranit.

 

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

E kemi fjalën për  të cilët janë cilësuar si një nga çiftet më të bukur të Hollywood-it. Që nga hera e parë që ranë në dashuri me njëri- tjetrin, e cila ndodhi në setin e xhirimit të Mr & Mrs Smith në 2005, të dy kanë bërë çdo gjë bashkë. Së fundmi edhe të marrin pjesë në një film tjetër më regji të vetë Angelina Jolie titulluar “By The Sea”.

 

 Rachel McAdams dhe Ryan Goseling

Një tjetër romacë që ja vlen të përmendet është ajo e Rachel McAdams dhe Ryan Goseling tek filmi “The Notebook”. Me regji të Nick Cassavetes, filmi i xhiruar në vitin 2004 kishte në qëndër të saj dashurinë e ndaluar të  Ryan Goseling,  i cili luante rolin e Noah, një djali të varfër dhe Rachel McAdamms, e cila portretizonte vajzën adoleshente të një familjeje të pasur të viteve 1940. Kjo lloj shkëndije, ishte më shumë se dashuri me shikim të parë  për ata të  dy, e cila vazhdoi edhe pas mbylljes së kuintave për disa vite.

 

Nicole Kidman dhe Tom Cruise

Brad-I dhe Angelina i viteve 90’ është padyshim Nicole Kidman dhe Tom Cruise të cilët nisën të frekuentoheshin në vitin 1989, atëhere kur u njohën në setin e xhirimit të Days of Thunder. Një vit më pas shkëmbejnë unazat dhe në vitin 1992 marrin pjesë në një tjetër film Far and Away. Megjithatë, ishte filmi thriller erotik i Stanley Kurick (1999), Eyes Wide Shut ai që do ju jepte ëmimin si dyshja më e fuqishme në historinë e aktrimit. Duke u përballur me pasiguritë në çift, seks dhe martesë, shumë shpejt ky film do i përndiqte edhe në jetën reale duke arritur në pikën kur të dy vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre në vitin 2001.

 

Kurt Russell dhe Goldie Hawn

 

Në komdeinë romatike të Gary Marshall, çifti simpatik Kurt Russell, (i cili luante rolin e marangozit) dhe Goldie Hawn ( në rolin e Joanna Stayton) lidhen së bashku pasi kjo e fundit humb kujtesën dhe Kurt përfiton nga rasti. Edhe pse lidhja e tyre vazhdon pas ekranit, ata nuk u martuan, por qëndruar të lidhur për 32 vjet.

 

Christine Taylor dhe Ben Stiller

Pasi u njoh me dashurinë e jetës së tij në setin e një televizioni pilot në 1999, Christine Taylor dhe komediani Ben Stiller punojnë sërish  sëbashku pas dy vitesh në komedinë klasike Zoolander. Sipas Stiller, romanca e tyre filloi gradualisht, por  ai ra këmbë e kokë në dashuri me të. Gjatë xhirimeve të Meet the Parents, Ben i propozon për martesë Taylor-it dhe pasi i kërkoi lejë të atit të saj të “frikshëm, ai u shpreh se ishte e njëjta ndienjë si tek filmi që ishte duke xhiruar. Pas martesës dhe dy fëmiëve, çifti do të shfaqet përsëri në filmin e dytë të Zoolander.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887