INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Historiku i referendumeve shqiptare/ Që nga viti 1994 deri më sot [VIDEO]

Publikuar më: 20:05 22-11-2016

Historia e referendumeve në Shqipëri

Në vendin tonë janë realizuar gjithsej tre konsultime të gjera popullore, referendumet kushtetuese në vitin 1994 dhe ai në vitin 1998, si dhe referendumi për zgjedhjen e sistemit qeverisës, i mbajtur në vitin 1997.

Referendumi kushtetues i vitit 1994

Në nëntor të vitit 1994 u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për Kushtetutën. Mazhoranca e atëhershme, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj ishin pro, ndërsa opozita që kishte në përbërje Partinë Socialiste, Partinë Socialdemokrate dhe aleatët e saj ishin kundër. Në votim morën pjesë 84,30 për qind e zgjedhësve, nga të cilët 53 për qind votuan kundër draftit kushtetues dhe 41për qind pro.

Referendumi për monarkinë në vitin 1997

 Më 29 qershor 1997 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët u shpallën fitues, ndërsa demokratët pësuan humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në të njëjtën ditë u zhvillua edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Rezultati final përcaktoi se 65 e votuesve ishin pro republikës, rezultat ky i kontestuar fort nga Leka Zogu.

Referendumi kushtetues i vitit 1998

Pas rotacionit politik të vitit 1997, mazhoranca e re, Partia Socialiste dhe aleatët e saj, nisën punën për Kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum popullor. Opozita e djathtë deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votoi pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me referendum më 21 tetor 1998 me votat protë 93,5 për qind të zgjedhësve. Referendumi i fundit që është mbajtur në Shqipëri daton në vitin 1998 ku u vendos për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si edhe për formën e  qeverisjes në vend ku u përcaktua se në Shqipëri do të kishte një sistem qeverisës të tipit Republikë Parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934