INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deputetët debatojnë me fjalor banal [VIDEO]

Publikuar më: 16:08 22-11-2016

Saimir Tahiri:
“Kam punë faleminderit”.
Largimi i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Komisioni i Sigurisë ka sjellë debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitën. Debatet mes palëve kanë kapërcyer çdo limit të komunikimit etik. Nënkryetari i komisionit, deputeti demokrat Flamur Noka thotë se kryetari i komisionit Spartak Braho është i paaftë në punën e tij ndërsa ka lëshuar dhe fjalë të rënda ndaj tij.
Flamur Noka”
“Ulu aty, jemi në fazën e diskutimeve çfarë është kjo. Ulu aty pra të fillojmë diskutimet. A është buxhet ky a çfarë është?  Çfarë është ky karagjozllëk, të ulet pra ose në të kundërt nuk bëhen më mbledhjet. Ska as dinjitet e asgjë. Të çohet tjetri në mes të mbledhjes të dh… mu në kryetar që je. Të drejtosh seancat ti…shko e qërohu aty
Pas këtij debati të ashpër opozita ka braktisur Komisionin e Sigurisë, ndërsa kryetari i komisionit ka kërkuar përjashtimin për 10 ditë të nënkryetarit Flamur Noka
Debatet nuk ka përfunduar në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Ato janë transferuar ne komisioni hetimor për pajisjen e përgjimit, ku kryetar është zoti Noka. Për shumicën në kushtet kur ky komision drejtohet nga Flamur Noka ata nuk mund të jenë pjesë e tij.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521