INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiqen zyrtarisht tarifat roaming, tani mund të komunikojmë deri në 90% më lirë

Hiqen zyrtarisht tarifat roaming, tani mund të komunikojmë deri në 90% më lirë

Publikuar më: 17:32 02-07-2019

Ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së “roaming”, për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mundëson thirrje telefonike më të lira, midis operatorëve të këtyre vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.

Ai tha se në bazë të Marrëveshjes, çmimet do të jenë 90 për qind më të lira, në tërë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjen dhe Serbinë.

“Nga dita e sotme, tarifat janë ulur dhe brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht”ka shkruar Lluka në “Facebook”.

Marrëveshja, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte nënshkruar në Beograd, më 4 prill.

Tarifa e “roamingut” nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598