INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i OSBE-së, Basha: Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë…

Raporti i OSBE-së, Basha: Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë…

Publikuar më: 17:44 02-07-2019

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish për raportin e  OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas kryedemokratit, raporti Ishte i kujdesshëm për të mos acaruar klimën politike, por rrëzoi gjithashtu 30 qershorin.

“Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi”, shkruan lideri i PD-së teksa i cilëson zgjedhjet të paligjshme.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0025589466094971