INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Hidrocentralet në Valbonë? “Një krim turistik e mjedisor” [VIDEO]

“Hidrocentralet në Valbonë? “Një krim turistik e mjedisor” [VIDEO]

Publikuar më: 13:23 02-10-2016

Nga Afrim Krasniqi!

Kemi Kushtetute, kemi ligj, kemi detyrime nderkombetar e rreth 52 konventa te nenshkruara, kemi parlament dhe 140 deputete, kemi qeveri dhe 20 ministra, kemi minister mjedisi e turizmi, kemi edhe opozite, kemi institucione vendore me bashki/qark/prefekture, kemi gjykate e prokurori, kemi avokat te popullit & shtetit, kemi njesi antikorrupsion, kemi agjensi turizmi, kemi agjensi per mbrojtjen e mjedisit, kemi 126 parti, kemi 7850 organizata te shoqerise civile, kemi 84 mije zyrtare qe marrin rregullisht rrogen nga taksat tona....dhe perpara syve te te gjithve, me heshtjen e te gjitheve rrezikojme te humbim edhe nje nga simbolet me te vecanta turistike te Shqiperise, - Valbonen! Ajo qe po ndodh ne Valbone eshte fytyra e vertete e "miracle of freedom" apo e "rilindjes". Nje krim turistik & mjedisor ku bashkohen qeveria e djeshme dhe e sotme, grupet e djeshme e te sotme klienteliste! Shteti i pafuqishem? Jo. Sistemi korruptiv dhe interesat korruptive te atyre qe marrin vendime per ne dhe mbi ne pa degjuar zerin tone, kane marre peng shtetin, shoqerine, qytetaret dhe tani, edhe natyren! Ne Stuttgart Gjermani per nje projekt demtues ndaj mjedisit miliona u ngriten ne kembe dhe qeveria e landit humbi pushtetin. Po tek ne? Nje shoqeri qe hesht eshte e destinuar qe dita dites te humbe gjithcka. A nuk u premtua Shqiperia e vlerave dhe sot kercenohemi nga Shqiperia e plehrave? Sot e ka emrin Valbona, neser e ka emrin Vjosa apo Kanionet e Osumit, pasneser e ka Kalaja e Lezhes, me pas edhe amfiteatri i Durresit apo Butrintit...ku interesat e betonit dhe fitimit po shuajne gjithcka cfare na lane brezat e hershem dhe na dhuroi Zoti!

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846