INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhen nga dritarja për të shpëtuar/ Zjarri masiv në hotel shkakton 17 viktima

Hidhen nga dritarja për të shpëtuar/ Zjarri masiv në hotel shkakton 17 viktima

Publikuar më: 20:53 12-02-2019

Një zjarr masiv në një hotel në New Delhin qëndror, Indi, ka vrarë të paktën 17 persona, raporton AFP. Mbi 30 veta u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët arritën të shuanin flakët pas disa orësh. Sipas mediave vendase zjarri ka rënë në orët e para të së martës, ndërsa videot tregojnë çatinë e konsumuara nga flakët. Zjarri u shua pas tre orësh operacioni, me të paktën 35 persona të shpëtuar.

Mes 17 të vdekurve është edhe një fëmijë, raportojnë zyrtarët.

Një video e bërë në vendin e ngjarjes tregon një person duke u hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar ferrit.

Article Logic
Execution time: 0.0028259754180908