INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Hetimi Tatimor”, zbulohet furgoni me të cilin u krye vjedhja në Rinas/ Hetimet kalojnë tek Krimet e Rënda[FOTO]

‘’Hetimi Tatimor”, zbulohet furgoni me të cilin u krye vjedhja në Rinas/ Hetimet kalojnë tek Krimet e Rënda[FOTO]

Publikuar më: 21:39 09-04-2019

“IN TV” ka arritur të sigurojë një foto ekskluzive të shkrepur tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit rreth orës 18:00 të furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili thuhet se është i vjedhur dhe supozohej të ishte djegur nga viktima, që u vra në shkëmbimin e zjarrit me policinë.

WhatsApp_Image_2019-04-09_at_21.jpg

Detaje të reja në lidhje me procesin hetimor

Hetimet për grabitjen e ndodhur këtë të martë në aeroportin e Rinasit i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet.

Ngjarja u hetua fillimisht nga dy prokurorë të Tiranës, Kreshnik Ajazaj dhe Ndini Tavani, por procedurat do të ndiqen në vijim nga Krimet e Rënda.

Ndërkohë, burime të Top Channel thonë se drejtori i Policisë së Tiranës ka thirrur për të deponuar për ngjarjen shtetasin Kastro Vaskues, i cili është edhe personi direkt përgjegjës për sigurinë në Aeroportin e Rinasit.

Sa i përket ngjarjes, burime policore thonë se makina e përdorur rezulton të jetë e vjedhur në Laç. Ndërsa grabitësit, siç shprehen ato, kanë vepruar me një disiplinë ushtarake.

Personi që shkëmbeu zjarr me policinë kishte detyrë të digjte makinën me logon “hetimi tatimor”, ndërsa 3 të tjerët janë larguar me një furgon tjetër, që e dogjën në Kamëz.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457