INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Furgoni pa shofer. Transporton mallra dhe ecën me 25 milje/orë [VIDEO]

Publikuar më: 13:50 29-06-2017

Në Angli është testuar një furgon pa shofer i cili është projektuar për të ofruar mallra në distanca të shkurtra.  CargoPod elektrike ka një shpejtësi maksimale prej 25 milje në orë dhe mund të bëjë 18 milje në një ngarkesë të vetme të baterisë. Ajo mund të mbajë vetëm tetë arka. Shefi i kompanisë Oxbotica, e cila zhvilloi automjetin bëri të ditur se kanë zgjedhur që këto mjete të punojë posaçërisht në atë lloj mjedisi, ku nuk lejohen automjete më të mëdha.  Kompania lajmëroi se gjatë dy ose tre viteve të ardhshme do të shihen me shumë automjete të tilla në rrugët e Londrës që do të përdoren nga kompanitë shpërndarëse. Prodhimi  i CargoPod ishte pjesë e një projekti më të gjerë kërkimi me vlerë  8 milion paund, për teknologjinë pa shofer, Zona e Greenwich u përdor si një vend testimi, shpejtësia e furgonit u vendos në 5 milje në orë dhe dy persona ishin brenda për arsye sigurie. Ajo u pajis me tre sensorë (lazer) dhe një kamerë stereo, si dhe sensorë standardë të përdorur në automjetet moderne. Kur bëhet dorëzimi, makina ndal dhe një nga numrat e dyerve ku qëndrojnë arkat  ndizet për të treguar se ku janë ruajtur mallrat. Dera do të hapet atëherë kur marrësi shtyp një buton.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666