INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i ish-agjentit Skripal, Britania akuzon 2 shtetas rusë

Helmimi i ish-agjentit Skripal, Britania akuzon 2 shtetas rusë

Publikuar më: 13:58 05-09-2018

Dy shtetas rusë janë akuzuar si të dyshuar kryesorë në përpjekjen për të vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia. “Ekzistojnë prova të mjaftueshme për të akuzuar Alexander Petrovin dhe Ruslan Boshirovin për sulmin në Salisbury”, tha policia dhe prokurorët britanikë. Sipas tyre, dy të dyshuarit kanë udhëtuar nga Moska për në Londër me pasaporta ruse, dy ditë përpara sulmit në Salisbury. Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij, Yulia, 33 vjeçe, u helmuan me agjentin nervor Noviçok në mars. Autoritetet britanike publikuan edhe fotografitë e të dyshuarve dhe thanë se do të kërkojnë urdhër-arrest evropian dhe jo ekstradim, pasi Kushtetuta e Rusisë nuk lejon ekstradimin e shtetasve të vet.

kamera_dy_ruset.jpg

Në përgjigje, Ministria e Jashtme ruse tha se emrat dhe fotografitë e dy burrave nuk do të thonë asgjë për Moskën. Kremlini e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Skripal. Rasti, megjithatë, ka shkaktuar krizë diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit. Policia tani po lidh sulmin me një tjetër rast helmimi të ndodhur më 30 qershor, kur Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley u sëmurën në një shtëpi në Amesbury, rreth tetë kilometra nga Salisbury. Sturgess vdiq në spital më 9 korrik ndërsa Rowley ndodhet në spital. Por mjekët thonë se ai mund të mos mbijetojë pasi është prekur nga milingjiti. Sue Hemming, drejtoreshë e Shërbimeve Ligjore të CPS, tha se kishte prova të mjaftueshme dhe bindëse për të akuzuar Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov për sulmin.

Article Logic
Execution time: 0.0022799968719482