INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë: Helmohen 10 persona në të njëjtin restorant

Tiranë: Helmohen 10 persona në të njëjtin restorant

Publikuar më: 16:09 03-06-2016

10 persona janë paraqitur në urgjencën e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me simptomat e helmimit. Mësohet se kjo ka ndodhur 3 ditët e para të kësaj jave, ndërsa pacientët deklaronin se ishin helmuar pas konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e kryeqytetit.
Mësohet se të hënën, të martën e të mërkurën në QSUT janë paraqitur 10 persona me të vjella, ndërsa kur ata deklaruan se ishin helmuar në një restorant, janë pyetur edhe për emrin e tij. Mësohet se të 10 personat ishin helmuar tek i njëjti restorant, pikërisht "Artigiano" në zonën e Ish Bllokut.
Nga të dhënat e para mësohet se të 10 personat e helmuar janë jashtë rrezikut për jetën.
Por menjëherë janë vënë në lëvizje strukturat shtetërore. Mësohet se është njoftuar ISHP dhe janë marrë masat për verifikimin e shkaqeve të helmimit. Pas verifikimit në terren të lokalit, thuhet se restoranti është mbyllur deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat menaxherin e restorant “Artigiano” në zonën e ish-Bllokut. Ai do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarje, për të dëshmuar mbi cilësinë e ushqimit që serviret në restorant. Prej kohësh ky restorant ka qenë nën vëzhgimin e AKU, e cila ka konstatuar gabime dhe mangësi në dokumentin shoqërues të produkteve ushqimore, duke u gjobitur edhe me 100 mijë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0038831233978271