INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojini orët e gjata në palestër, mjaftojnë pak minuta! Studimi i ri sjell rezultatet mbresëlënëse

Harrojini orët e gjata në palestër, mjaftojnë pak minuta! Studimi i ri sjell rezultatet mbresëlënëse

Publikuar më: 13:55 20-09-2016

Të gjithë të apasionuarit e palestrës dhe të stërvitjes mundohen të stërviten në mënyrë të vazhdueshme dhe konstante, por kjo mund të mos jetë më e nevojshme.

Një studim i ri nga Universiteti McMaster zbulon se një minutë shumë intensive stërvitjeje është i barabartë me 45 minuta stërvitje të mesme. Studimi, që u zhvillua në 12 javë, u aplikua në një grup prej 27 meshkujsh të cilët bënin një jetë jo shumë aktive. Rezultati nga ky eksperiment ishte vërtet interesant. Grupi 1 performoi stërvitje shumë intensive ndërsa i dyti stërvitje më të moderuar. Rezulton se grupi 1 arriti të njëjtat rezultate si grupi 2, vetëm se në një minutë të vetme intensive stërvitjeje. Kështu ju mund të bëni një 60 sekondësh super intensiv vrapi në shkallë dhe do të keni të njëjtat përfitime si një person që do të ngjisë shkallët me ecje, në një shpejtësi mesatare konstante për  45 minuta. Nëse këto përfundime rezultojnë të sakta, do të kurseni shumë kohë palestre, duke bërë vetëm një orë në javë dhe të arrini rezultate të pabesueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0024960041046143