INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj në rolin e sigurimit, largon një zonjë nga foltorja në Prizren

Haradinaj në rolin e sigurimit, largon një zonjë nga foltorja në Prizren

Publikuar më: 15:18 10-06-2018

Ceremonia e zhvilluar me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në Kosovë nuk ka kaluar pa incidente.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar një paraardhëse e gjeneral Mehmet Derrallës ka dal në foltore pa ftesë.

“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derrallës, që iu besua posti i Ministrisë së Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit. I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derrallës”, mësohet të ketë thënë zonja.

Por ky veprim i saj ka bërë që Ramush Haradinaj të ndërpresë fjalimin dhe ka kërkuar largimin e zonjës.

Kryeministri e ka kapur përdore dhe ka tentuar ta largoj, por ky veprim i tij ka nxehur zonjën e cila i ka thënë që nuk ka asnjë të drejt që ta tërheq në atë formë.

Siç shihet dhe nga pamjet, në foltore mbërrijnë organizatorët e eventit dhe largojnë zonjën, e cila dëgjohej duke u grindur edhe mbrapa skenës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422