INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla me emigrantët: Garantimi i së drejtës së votës, vështirësi dhe sfida

Balla me emigrantët: Garantimi i së drejtës së votës, vështirësi dhe sfida

Publikuar më: 15:22 10-06-2018
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Romë me shqiptarë që jetojnë e punojnë në zona të ndryshme të Italisë.
‘’Kontributet e emigrantëve janë të pazëvendësueshme për sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe fakti se sot, përafërsisht një në tre-katër shqiptarë jeton jashtë, na detyron të jemi fuqimisht të angazhuar për t’i kushtuar vëmendjen e duhur komuniteteve shqiptare kudo ku janë, për të patur ndikim në jetën politike të Shqipërisë sonë. Ne, jemi të vendosur, pavarësisht hezitimit të partisë kryesore në opozitë, për t’ju garantuar një ndër të drejtat tuaja themelore, atë të votimit dhe vendim-marrjes në politikat e vendit. Natyrisht që garantimi i së drejtës së votës për ju shqiptarët që jetoni jashtë Shqipërisë paraqet një sërë vështirësish dhe sfidash, por që nuk janë kurrsesi të pakapërcyeshme dhe që zbehen përballë argumenteve në favor të garantimit të votës tuaj” ka thënë Balla
Në këtë takim Kryetari i Grupit Socialist, shoqërohej nga deputeti Jurgis Çyrbja, sekretari i PS-së për Diasporën Stefan Çipa si dhe drejtues të PS-së në Itali.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889