INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj kërkon sërish të hiqet taksa në Rrugën e Kombit

Haradinaj kërkon sërish të hiqet taksa në Rrugën e Kombit

Publikuar më: 11:07 31-05-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kërkesën për Shqipërinë që të heqë taksën e Rrugës së Kombit. Teksa ka komentuar deklaratat e ditëve të fundit për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se ai duhet të nisë me heqjen e taksës si një hap i parë konkret. “E lus Presidentin t’i kërkojë Edi Ramës që t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën dhe skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: Të mos shkojnë fjalët para punëve”, tha Haradinaj në RTK.

Ditët e fundit në disa dalje mediatike, Presidenti i Kosovës, Hashtim Thaçi ka folur për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.
Sipas tij, zgjidhja më e mirë është që Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të dalin me deklarata për të jetuar në një shtet të përbashkët, pa kufij.
“Po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij”, ka deklaruar Thaçi. Këto deklarime nuk janë komentuar ende nga politikët shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055