INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google ndryshon politikat e Play Store. Ja çdo të ndodhë me aplikacionet ''e drogës''

Google ndryshon politikat e Play Store. Ja çdo të ndodhë me aplikacionet ''e drogës''

Publikuar më: 11:02 31-05-2019

Google ka përditësuar ditën e sotme politikat e Play Store për të ndaluar aplikacionet të cilat shesin apo ndihmojnë në shitjen e marijuanës edhe në vende ku droga është e lejuar.

Të gjitha aplikacionet të cilat kanë opsione për shitjen e drogës rrezikohen të fshihen nga Play Store në 30 ditët e ardhshme.

Aplikacionet si Weedmaps apo Eaze duhet të ndryshojnë përmbajtjen ose do të përballen me bllokime.

Ky ndryshim nuk ishte surprizë sepse Google ka aplikuar ndalime të ngjashme edhe për aplikacionet e shitjes së duhanit. Google është përpjekur të krijojë një imazh sa më pozitiv për Play Store së fundi, pasi një pjesë e madhe e përdoruesve që kanë akses në Play Store janë fëmijë ose adoleshentë.

Kompania e Google nuk është e vetmja që ka aplikuar politika të tilla. Shumë banka me emër në botë refuzojnë të përpunojnë pagesat e distributorëve të drogave nga frika se mund të shkelin ligjet federale të cilat ende e konsiderojnë shitjen e drogës të jashtëligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033538341522217