INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hande Erçel ndahet nga partneri për shkak të yllit të famshëm turk? Ja e vërteta, e zbuloni tani!

Hande Erçel ndahet nga partneri për shkak të yllit të famshëm turk? Ja e vërteta, e zbuloni tani!

Publikuar më: 12:24 08-08-2020

Aktorja Hande Erçel së fundmi po shijon suksesin e serialit të ri “Sen Çal Kapimi”, por nga jeta perosnale gjërat nuk kanë ecur për mirë.

Aktorja është ndarë nga i dashuri i saj këngëtari Murat Dalkiliç pas disa vitesh lidhje.

Mediat turke shkruanin se shkak i ndarjes së çiftit ishte bërë aktori Kerem Bursin.

Ky i fundit luan krah Handes në serialin e ri që po transmetohet në Turqi e sipas mediave dyshja kanë nisur një romancë edhe jashtë serialit.

Së fundmi pas këtyre aludimeve ka reaguar vetë Kerem i cili i hodhi poshtë të gjitha thashethemet.

Aktori u shpreh se puthjet në serial janë pjesë e punës dhe mes tij dhe Handes nuk ka asgjë. “Kjo është për të qeshur. Nuk ka kuptim as të flasim për këtë. Nuk e shkaktuan puthjet në serial ndarjen e Handes. Ato janë pjesë e punës tonë. Duke qenë se është shkruar në skenar, ne duhet të aktrojmë dhe të bëjmë çfarë na thotë regjisori. Mos i ngatërroni gjërat. Për Muratin kam respekt se është artist profesionit”-tha Kerem Bursin. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031301975250244