INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Halla e Shpat Kasapit habit me deklaratën e saj: Ju tregoj pse SELVIJES iu bë një padrejtësi e madhe!

Halla e Shpat Kasapit habit me deklaratën e saj: Ju tregoj pse SELVIJES iu bë një padrejtësi e madhe!

Publikuar më: 10:34 08-01-2026

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Itali, pak javë më parë.

Artisti u nda nga jeta në moshën 40 vjeç, duke lënë pas një djalë të vogël, Roelin. Pasi Shpat Kasapi humbi jetë, Selvija u “kryqëzua” në rrjetet sociale, çka solli edhe një reagim të nënës së këngëtarit, e cila vlerësonte figurën e nuses së saj, duke treguar edhe raportin e mirë që ato kishin.

Halla e këngëtarit Flora Kasapi, e ftuar në Living Day deklaroi se me Selvijen u bë padrejtësi.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu?

A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatrë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

Halla e këngëtarit, komentoi daljen e tij të fundit në një regjistrim që ishte bërë për festat e fundvitit, ku tha se ai veprimet e tij tregonin për një person tjetër, jo ai që ishte në të vërtetë, i çiltër dhe i qeshur.

“Në regjistrimin e radio-televizionit Dukagjini unë e kam parë Shpatin. Brendinë e Shpatit unë e pashë ndryshe, nuk e pash komplet Shpatin. Ka pasur një diçka, një pakënaqësi.

Ta shohësh komplet Shpatin në një emision gjithmonë të qeshur, kishte momente kur ai ishte i ulur, sikur nuk e kishte atë pjesën që unë doja ta shihja. Njeriu mund të ketë shumë parandjenja, jo logjike. Edhe jeta nuk ka logjikë, edhe ikja nuk ka logjikë. Këtu nuk ka punë logjika”, tha halla e këngëtarit.

Article Logic
Execution time: 0.0015518665313721