INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakmarrja e infermieres së sëmurë, shkëmben 5 mijë bebe

Hakmarrja e infermieres së sëmurë, shkëmben 5 mijë bebe

Publikuar më: 16:06 06-04-2019

Një infermiere e diagnostifikuar me kancer ka treguar se ka shkëmbyer në 12 vjet punë 5 mijë foshnja. Ngjarja ka ndodhur në Zimbabve, ku infermierja Elizabeth Mwewa e sëmurë tashmë ka rrëfyer mëkatin e saj dhe i kërkon falje Zotit. “Unë kam kancer dhe e di që do të vdes shpejt. Dëshiroj të rrëfej mëkatet e mia para Zotit dhe para të gjithë njerëzve të prekur, sidomos atyre që kanë lindur në ‘University Teaching Hospital’ (UTH) gjatë shërbimit tim”. Nuk kam asgjë për të fshehur. Në 12 vitet që kam punuar në repartin e lindjes në UTH, shkëmbeva afërsisht 5000 foshnja,” ka rrëfyer ajo.

Mwewa shtoi se iu bë zakon ky krim dhe e bënte për argëtim. Mwewa gjithashtu shtoi se fëmijët e lindur midis 1983 dhe 1995 në spital, duhet të kontrollohen, veçanërisht nëse duken ndryshe nga vëllezërit e tjerë të tyre. “Nëse keni lindur në UTH ndërmjet viteve 1983 dhe 1995, shanset janë që prindërit që ju rritën, të mos jenë prindërit tuaj biologjikë”, është shprehur ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201