INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari paralajmëron marrëveshje Rama-Basha

Hajdari paralajmëron marrëveshje Rama-Basha

Publikuar më: 15:31 06-09-2019

Deputetja Rudina Hajdari thotë se do të ketë një marrëveshje të tretë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Në një reagim në Facebook, Hajdari shprehet se, “Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë”. 

Duke iu drejtuar demokratëve ajo thotë se Edi Rama nuk duhet të bëhet i pavdekshëm, ndërsa rendi herët që Basha duhet të kishte dhënë dorëhqjen nga kryesimi i Partisë Demokratike. “Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm”, shkruan Hajdari në rrjetet sociale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547