INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Një drekë nuk jepet falas, Ballkani perëndimor të përmbushë pritshmëritë

Hahn: Një drekë nuk jepet falas, Ballkani perëndimor të përmbushë pritshmëritë

Publikuar më: 14:46 22-05-2018

Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, ai ka pohuar se:

‘’ E para, kemi publikuar strategjinë tonë në shkurt duke i treguar çdo vendi perspektivën, për të gjithë procesin dhe jo vetëm negociatat, është e bazuar në meritë. Nuk flasim për ulje çmimi, por këto vende duhen nxitur e asistuar, pasi një drekë nuk jepet falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”.

Hahn tha se sot vendet e Ballkanit Perëndimor rrethohen nga vendet anëtare të BE-së dhe nëse një ditë do të bëhen edhe ato anëtare, do të ishte një farë konsolidimi.

Article Logic
Execution time: 0.0033588409423828