INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA, i doli nga mendja?! Si harroi Rudina Magjistari t’i jepte çmimin e parë grupit të njohur SHQIPTAR [FOTO]

HAHA, i doli nga mendja?! Si harroi Rudina Magjistari t’i jepte çmimin e parë grupit të njohur SHQIPTAR [FOTO]

Publikuar më: 12:17 02-06-2019

Gjëra që ndodhin! 

Me siguri të gjithë e njihni grupin e njohur të muzikës shqiptare RITFOLK të cilët dëgjoheshin shumë në vitet ’90.

Në vitin 1991 ata morën pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Ëndërroj” dhe arritën të fitonin çmimin e parë të grupeve. Por teksa ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e djeshme, anëtari i njohur i grupit, Altin Goci ka treguar një detaj që se dinim më parë. Siç u shpreh këngëtari, prezantuesja e RTSH-së asokohe, Rudina Magjistari harroi t’i jepte çmimin e parë.

“Atë vit në festival u bë për herë të parë një natë me grupet e reja dhe tre netët e tjera me këngët e festivalit. Nga nata e parë 4 grupe u kualifikuan për finalen e madhe. Nga këto 4 grupe ne fituam çmimin e parë. Ka pasur një të fortë atë natë sepse nga fundi i festivalit kur po ndaheshin çmimet na thanë dilni prapa skene sepse keni fituar ju çmimin e parë për grupet. U gëzuam dhe po prisnim të merrnim çmimin. Prit e prit ne kur dëgjuam spikeren ne: Faleminderit dhe Natën e mirë. Pra harruan. Ndodhi dhe një lloj ngatërrese, debati për çmimet e tjera. Ne na harruan fare. Ishim 17, 18 vjeç dhe gati na vinte të qanim. Na kërkuan falje dhe thanë që do na i nxjerrin me titra për vit të ri. Prezantuese ka qenë Rudina Magjistari. Por nuk e mbaj mend nëse natën finale ka qenë edhe dikush tjetër”, tregoi Altini.

alting.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043