INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! Do të qeshni me lot, nuk do ta besoni si e thërrasin njëri-tjetrin Gjiko dhe Elita Rudi, mësojeni tani! [FOTO]

HAHA! Do të qeshni me lot, nuk do ta besoni si e thërrasin njëri-tjetrin Gjiko dhe Elita Rudi, mësojeni tani! [FOTO]

Publikuar më: 21:10 14-06-2018

Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar dhe me të vërtetë shkojnë shumë. Reperi kosovar ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine”, ku foli për historinë e tyre të dashurisë.

“Elita është e dashura ime. Ne bashkëjetojmë ndaj si me unazë, e si pa unazë është njësoj. Ajo është 24 vjeç, i duhet të punojë edhe pak” – tregoi Gjiko.

I pyetur sesi e thërret me përkëdheli të dashurën e tij, Gjiko përgjigjet: “E thirri Eli ose Gjyle. Ishte Shën Valentini dhe për shkak të angazhimeve na u prishën planet. Pashë fluturimet dhe kishte një fluturim të lirë për në Verona. Të them të drejtën, as nuk e dija se nga i binte dhe se ishte vendi i Romeos dhe Xhuljetës. E zgjova në mengjes Elitën, i kërkova të bëhej gati se kishim vetëm 30 minuta kohë për t’u nisur. E kështu lindi historia e Rremës dhe Gjylit.”

Gjiko paralajmëroi se ndoshta shumë shpejt çiftin do ta shohim edhe në një bashkëpunim muzikor.

gjk.png

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381