INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi keq, ka gisht Gjiko këtu?! Dj Blunt-in e therin me thikë në mes të qytetit, ja gjendja e tij, reagon reperi dhe policia!  [VIDEO]

Plasi keq, ka gisht Gjiko këtu?! Dj Blunt-in e therin me thikë në mes të qytetit, ja gjendja e tij, reagon reperi dhe policia! [VIDEO]

Publikuar më: 22:37 08-06-2018

Këngëtari i njohur Dj Blunt është sulmuar më thikë në Prishtinë, nga persona ende të paidentifikuar. Ai është shoqëruar për në spital, ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Nga pamjet e publikuara shihet këngëtari në ambientet e jashtme të spitalit, i fashuar në pjesën e ballit.

Pak kohë më parë këngëtari ka pasur edhe disa përplasje me Gjikon dhe Ledri Vulën, ku përmes disa videove ai i shante ata publikisht, ndërkohë që aludohet se ai është sulmuar nga shokët e Gjikos.

“Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë.

Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Jo nuk është e vërtetë. Sot kemi publikuar klipin tonë “Dubai” dhe jemi duke u marrë me atë. Ka ndodh diçka tjetër me një shok timin, dhe e kam ndihmuar, nuk bëhet fjalë për therrje. Jam në shtëpi, madje isha duke bërë një video tani. Kam pasur një rast me një shok timin, dhe më është dashur ta ndihmoj” tha Dj Blunt për Gazeta Blic.

34010216_603371610062147_8116109162446238396_n from Elton Cara on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604