INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! Cristiano Ronaldo futet live në INSTAGRAM, por shihni si e tall partnerja e tij Georgina Rodriguez [VIDEO]

HAHA! Cristiano Ronaldo futet live në INSTAGRAM, por shihni si e tall partnerja e tij Georgina Rodriguez [VIDEO]

Publikuar më: 16:25 30-09-2018

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë shumë të mirë në jetën e tij si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Futbollisti i Juventus ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë këtë kampionat në Seria A dhe ka qenë protagonist në shumë gola të bardhezinjve. Aq mirë ndihet saqë ka gjetur dhe kohën për të realizuar një video live në Instagram.

Ylli i Juventus është futbollisti me i ndjekur në këtë rrjet social, dhe ka zgjedhur pikërisht këtë rrjet për të dhënë një mesazh në lidhje më çmimet e shpërndara nga FIFA. Ai ndër të tjera ka komentuar edhe golin e Salah ku megjithëse e pranon se ishte një gol i bukur, ai mendon se goli i tij kundër Juves ishte më i mirë.

Por përveç kësaj, një gjë tjetër që ra në sy në video e Ronaldos ishte një koment nga e dashura e tij, Georgina Rodriguez.

Georgina i ka dërguar disa emoji në formën e zemrës dhe më pas ka nisur të "tallet" me të dahsurin e saj.

"A je portugez" i ka shkruar Georgina, megjtihëse ajo është prej kohësh në lidhje me të, ndoshta nuk e ka të qartë nga është Ronaldo, pasi ai flet anglisht në video.

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371