INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Gramoz Ruçi mbron Ilir Metën, tërhiqini fjalët për familjen

Habit Gramoz Ruçi mbron Ilir Metën, tërhiqini fjalët për familjen

Publikuar më: 11:37 04-07-2019

Deputetit të opozitës së re, Halit Valteri ka lëshuar shumë fyerje në adresë të Presidentit Meta. Ai tha se Ilir Meta ka mbetur tashmë, pa grua dhe pa fëmijë për shkak të veprimeve të tij, ndërsa dënoi faktin që zonja e parë është edhe kryetare e një partie politike.

Kjo gjuhë e ashpër komunikimi e deputetit, Valteri nuk u prit fare mirë Ruçit, i cili i kërkoi t'i tërhiqte pas ato që tha.
"Zoti Valteri e dëgjova fjalën tuaj. Keni të gjithë të drejtën të mos mendoni si presidenti, por nuk mund t'i përmendi atij familjen. Kërkoj t'i tërheqësh të gjitha ato që the për të, nuk mund të ofendosh familjen e presidentit, dhe fëmijët e tij", tha Ruçi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030529499053955