INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gwen Stefani përfundon në gjyq! Ka vjedhur hitin e saj?! [VIDEO]

Gwen Stefani përfundon në gjyq! Ka vjedhur hitin e saj?! [VIDEO]

Publikuar më: 14:36 16-01-2017

Akuzë e rëndë për yllin e shumë hiteve, e cila mund t'i kushtojë deri në 25 milionë dollarë!

Gwen Stefani po paditet për shkelje të të drejtave të autorit nga një këngëtari dhe parukier me emrin Richard Morrill. Ky i fundit pretendon se bashkëpunimi i bukuroshes 47 vjeçare me Pharrell, “Spark the Fire” është vjedhur nga ai. Morrill pretendon një pjesë nga 25 milionë dollarët që pretendon se Stefani ka fituar nga kjo këngë. Ai është pjesë e një grupi të quajtur L.A.P.D dhe thotë se ka luajtur këngën e tyre “Who’s Got My Lighter” për Stefani ndërkohë që po i lyente flokët në vitin 1998. Morrill vazhdon duke thënë se ajo e shijoi aq shumë këtë këngë sa ky i dha një disk me realizimin muzikor në të. Versioni final i këngës u publikua në vitin 2009, por tashmë thotë se hiti i vitit 2014 i Gwen, “Spark the Fire” është një vjedhje totale e “Who’s Got My Lighter”, si në tekst, ashtu edhe ritëm, melodi dhe muzikën në sfond.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043