INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gwen Stefani dhe Blake Shelton dalin zbuluar: Po planifikojnë dasmë sekrete! Ja detajet

Gwen Stefani dhe Blake Shelton dalin zbuluar: Po planifikojnë dasmë sekrete! Ja detajet

Publikuar më: 16:26 10-11-2016

Është zyrtare!

Blake Shelton dhe Gwen Stefani kanë finalizuar planet e tyre të martesës, dhe këtu mund të zbuloni çdo detaj. Rokerja bjonde dhe artisti i muzikës country po planifikojnë që të kurorëzojnë marrëdhënien e tyre në Kishën e Bariut të Mirë në Beverly HIlls më 5 maj. Por duket se çdo vendim ka ardhur me luftë të madhe pasi çifti nuk po bie dakort për asgjë. Burime pranë Radar Online bëjnë me dije se Gwen dëshiron një dasmë të madhe,ndërsa Blake diçka më të vogël në shtëpinë në Tennessee ose pronën e tyre të re në Oklahoma. Megjithatë ai nuk dëshiron që t’i dalë kundër në mënyrë të hapur. Dhe sa për të krijuar idenë se çfarë do të thotë Gwen me dasmë të madhe, le të themi qe vetëm lista e saj e të ftuarve është prej 700 personash, pa shtuar faktin se dëshiron të marrë një sërë personazhesh të famshëm të performojnë, ndërsa Shelton nuk do ta kthejë në një cirk. Ata në fund kanë rënë dakort të performojnë së bashku dhe “pjata e fortë” e dasmës do të jetë kënga e Jon Bon Jovi, “Blaze of Glory”. Lista më pas u ngushtua në 400 persona dhe përfshin emra si Jennifer Aniston, Justin Theroux, Courteney Cox, Katy Perry, Nicole Kidman dhe Keith Urban.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936