INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy artistë të njohur konfirmojnë lidhjen në tapetin e kuq

Dy artistë të njohur konfirmojnë lidhjen në tapetin e kuq

Publikuar më: 17:21 29-02-2016

Nëse ka ndonjë gjë më të mirë se ceremonia e Oscar-ve, ato janë festat para dhe pas saj.

Dhe nëse ka diçka më të mirë se këto festa, ato janë çiftet e reja të Hollywood-it të cilët shkelin në tapetin e kuq. Një natë speciale ka rezultuar kjo e dielë për dyshen e artistëve Gwen Stefani dhe Blake Shelton, të cilët zgjodhën festën e përvitshme të organizuar nga Vanity Fair, si eventin ideal për tu shfaqur për herë të parë si çift. E çfarë çifti duhet thënë. Gwen shkëlqente e veshur me një fustan të kuq kryesisht dantellë, ndërkohë që Blake i ka qëndrua besnik stilit të tij duke u paraquitur casual me një palë xhinse të errëta, këmishë dhe xhaketë po të tillë, si dhe këpucë që nuk dimë nëse mund t'i komentojmë. Gjithsesi duke parë fotot është e vështirë të besosh se çifti mund të jenë pranë ndarjes, ashtu siç po aludohet këto ditë nëpër mediat rozë!

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895