Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, është rishfaqur sërish në rrjetet sociale, ku ka ndarë një video në të cilën rendit banorët e këtij edicioni nga më i preferuari tek ai më pak i pëlqyeri. Pa surpriza, vendin e parë e zë bashkëshorti i saj, Miri.
“Miri normalisht, sepse është burri im, është numri një”, shprehet ajo. Në vendin e dytë Rabea rendit Stelinën, ndërsa e treta në listë është Selini, banorja që është komentuar gjerësisht si “dashuria e fshehur” e Mirit brenda shtëpisë.
Raporti mes Mirit dhe Selinit ka ngjallur diskutime që në fillim të spektaklit, duke nxitur aludime për ndjenja mes tyre, megjithatë të dy kanë mohuar vazhdimisht çdo gjë përtej miqësisë.
Ndërkohë, Rabea ka shfaqur vazhdimisht mbështetjen e saj për Mirin, pa treguar shenja xhelozie, edhe pse për një periudhë ai dhe Selini kanë ndarë të njëjtin shtrat.
“Miri është 1-shi patjetër. Të duam shumë, Schatz-i im i dashur”, shkruan ajo në përshkrimin e videos, duke i shprehur publikisht dashurinë dhe mbështetjen bashkëshortit të saj.








21 Jan 2026 





